Aktualitet

Moti i keq/ Tirana nën alarm për përmbytje, Bashkia apel qytetarëve: Shmangni lëvizjet e panevojshme

Bashkia e Tiranës ka njoftuar qytetarët se gjatë natës së sotme dhe ditës së nesërme do të ketë reshje të dendura shiu dhe shtrëngata. Përmes një njoftimi, Bashkia Tiranë i kërkon qytetarëve që të tregojnë kujdes dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme.

Po ashtu, Bashkia bën të ditur se ekipet e tyre do të jenë në terren për çdo situatë dhe u bën thirrje qytetarëve që të raportojnë çdo problem.

Njoftimi i Bashkisë Tiranë:

Gjatë natës së sotme dhe ditën e nesërme Tirana do të përfshihet nga shtrëngata dhe reshje të dendura shiu.

Ju lutem, tregoni kujdes dhe ulni lëvizjet e panevojshme! Ekipet tona janë në terren për çdo emergjencë.

Për çdo problematikë raportoni te aplikacioni “Tirana Ime” ose telefononi 112.