Në një lidhje direkte në OraNews, ka folur kreu i bashkisë Devoll, Eduard Duro lidhur me situatën e përmbytjeve në Devoll dhe se çfarë dëmesh janë sjell si pasojë e reshjeve të dëndura.
Duro ka treguar se situata në zonat e përmbytura është me e qetë.
Uji është tërhequr nga ato zona. Ai u shpreh se nuk ka më problematika të theksuara nga reshjet, pasi është dita e dytë pa reshje.
Ndërkaq, kryetari i bashkisë Devoll ka thënë se është duke shpresuar që me ndihmën e strukturave të Emergjencave Civile të vijojnë me ndërhyrjen për aty ku ka nevojë dhe për të evidentuar dëmet e shkaktuara.
Teksa është pyetur dhe për ngjarjen tragjike e vdekjes së 75-vjeçares, e cila ra viktim nga përmbytjet, Duro u shpreh se ngjarja ishte aksidentale.
“Ngjarja ishte aksidentale. E moshuara nga sëmundja e demenciës. Në ato momente ajo ka rrëshkitur dhe trupi i saj është gjetur i pajetë.”- tha kreu i bashkisë.