Redi Rrjolli së bashku me familjen kishte dalë nga banesa në qytetin e Mulhouse në Francë, për të bërë pazar.

Ishte ora 15:00 e 15 dhjetorit, kur Redi Rrjolli, gruaja e tij Elca Zyka dhe më i vogli Roar, 14 muajsh, në karrocën e tij, po ecnin në rrugën des Mésanges.

Sipas raportimeve, 17-vjeçari që dukej se po punonte mbi një skelë humbi ekujlibrin dhe u rrëzua.

Por veprimi instiktiv i Rrjollit, ka bërë që të hapë krahët dhe të presë trupin e 17-vjeçarit, duke i zbutur rënien në tokë, e në këtë mënyrë duke i shpëtuar edhe jetën. Menjëherë në ndihmë të tij kanë ardhur edhe persona të tjerë që ishin aty.

Veprimi i tij është përshëndetur nga kryebashkiaku i Mulhose, policia dhe zjarrfikësit të cilët e falënderuan për veprimin e tij shpëtimtar.