Vlera e Ernest Muçit është përditësuar në tregun e “transfermarkt”. Mesfushori me tipare sulmuese tashmë vlerësohet 11 milionë euro, nga 9 milionë euro që ishte e mëparshmja.
Muçi lë kështu pas Mirlind Dakun dhe Armando Brojën, që janë në shifrën 10 milionë euro. Mbi Muçin ndodhet Kristjan Asllani me 13 milionë euro. Listën e kryeson Anis Mehmeti me 14 milionë euro, edhe pse kujtojmë se ftesa për të mungon që nga viti 2023.
Sa i përket lojtarëve të Trabzonspor, Muçi është po ashtu i treti në listë. Mbi të qëndron mesfushori 19-vjeçar Krist Inao Oulai me 17 milionë euro dhe Andre Onana me vetëm 12 milionë euro.
Kjo tregon se edhe në treg, Muçi po bën diferencën. Këtë muaj pritet rikthimi i tij te Kombëtarja.