Politikë

Murrizi: “Bylykbashizimi” i PD-së, si po e vulos opozita humbjen edhe për 16 vitet e ardhshme!

Shkruar nga Myslim Murrizi

Epo shyqyr ore, se na u bënë sytë bakër duke lexuar portale e gazeta online për të parë nëse PD do ta kishte propozuar Oerd Bylykbashin tek Komisioni i Reformës Zgjedhore apo jo!

Po ja, më në fund PD nuk zhgënjeu dhe tak-fak e emëroi Bylykbashin bashkëkryetar të këtij komisioni, siç ka bërë prej vitit 2013.

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, se vetëm Oerdi mund ta dhjesë në mënyrë perfekte reformën zgjedhore, që të gjejë kleçka e mashtrime për të siguruar që të jetë vetë deputet pa u votuar, siç ka qenë në katër palë zgjedhje rresht; nga viti 2013, 2017, 2021, 2025, se me vota nuk ka asnjë shans.

Vetëm Oerdi mund të mashtrojë në mënyrë ordinere, siç mashtroi në korrik 2024 kur votoi mbylljen 30% të listës me justifikimin se ishte kërkesë e Gjykatës Kushtetuese; kur në fakt kjo Gjykatë nuk kishte shkruar asnjë germë për mbylljen 30% të listave, por kishte hequr herësin e qelbur të Oerdit si antikushtetues, nga padia që kisha bërë unë në Gjykatën Kushtetuese.

Vetëm Oerdi i ka shërbyer dhe mund të shërbejë në mënyrë perfekte interesave të Ramës dhe PS për të bërë një Kod Zgjedhor edhe më bastard se ky që kemi, të dalë nga pazari i prillit 2008 mes Berishës dhe Ramës; e që me këtë Kod Zgjedhor PD nuk ka fituar kurrë më asnjë palë zgjedhje; nga 2009, 2013, 2017, 2021, 2025; dhe nuk fiton dot kurrë edhe 10 palë zgjedhje të tjera.

Vetëm Oerdi mund të gjejë një sajesë tjetër, si i pafytyrë që është, për të bërë çdo gjë që i duhet për veten dhe për disa bythecë e spurdhjakë deputetë të PD që të jenë në Parlament pa u votuar, por me lëpirje e të poshtëruar.

Në Komision të Reformës Zgjedhore nuk duhet të ishte asnjë deputet që është në Parlament nga lista e mbyllur dhe pa votat e qytetarëve, sepse është në konflikt të hapur interesi për menderen e karriges së qelbur të tij.

PD duhet të dërgonte në komision 7 deputetët që janë në Parlament me VOTË, jo me firmë të kryetarit për “merita” të veçanta të lëpirjes dhe dredhjes së belit në valle çdo katër vjet, tre muaj para zgjedhjeve.

Shqipëria ka nevojë për një Kod Zgjedhor ku qytetarët të zgjedhin deputetët, jo thjesht të votojnë për qelbësirat e politikës që mbyllen nëpër lista si zagarë me zgjebe.

Nëse nuk bëhet Shqipëria një zonë zgjedhore dhe listat 100% të hapura, atëherë PD nuk fiton kurrë; pa garë, pa konkurrencë, e me bythëlëpirës apo mashtrues e hipokritë, ordinerë që nuk kanë asnjë mbështetje nga qytetarët.

Kështu që PD mund të vazhdojë të “bylykbashizohet” edhe për 16 vjet të tjera, me Ramën në pushtet, njëlloj si këto 16 vite që është në opozitë.

“Bylykbashizimi” i PD-së, si po e vulos opozita humbjen edhe