Politikë

Murrizi: Çfarë mesazhi solli në SPAK zyrtari i lartë i DASH që ia “preu gjuhën” Dumanit?

Shkruar nga Myslim Murrizi

Pse nuk cicëruat ndonjë lajm për takimin me zëvendës ndihmës-sekretarin e Shtetit, zotin Mark Fleking, o z.Dumani??? Madje nuk ua dhatë as gazetarëve laraska që shkumezojnë nëpër media si macet kur u ka ngecur hala e peshkut, kur jepni ju ndonjë lajm leshi që e shesin si konspiracion të madh, por që në fakt e di e gjithë Tirana.

Mirë dy ministrat e Ramës, Koçiu dhe Lamallari, nuk postuan asnjë foto, se pale çfarë ju ka thënë. Po ju, mor Altin, që nuk keni lënë rast pa hedhur foto në faqen zyrtare të SPAK-ut kur keni takuar amerikanë, edhe kur keni qenë për dasmë në SHBA, pse nuk dhatë asnjë lajm, shenjë apo shiret se çfarë ju tha ky burri??

Kur vinte Gabriel Escobari, shqyheshin mediat dhe portalet një javë para se të vinte.

Apo ngaqë ai kishte mbiemër të “fortësh” dhe ishte i administratës së Blinkenit, se Bideni ka qenë jerm 4 vjet, ndërsa Marku ka mbiemër tjetër dhe është i administratës Trump.

M’u bënë sytë bakër të shihja ndonjë foto me z. Mark, siç bëre me të shkarkuarën me punë në ambasadën amerikane, zj. Nancy, ku pozove edhe me nënkuptime që ta merrnim vesh ne populli se zj. Nancy kishte qejf shumë jo vetëm ty, “heroin” e fëmijëve jetimë, por edhe atë që do të zëvendësojë ty.

Fol ndonjë fjalë, Altin, mos e mbaj kaq “sekret” si takimin e qeverisë në Aruba me mafien, se ne jemi vend i vogël, e merret vesh edhe kur të shpëton një pordhë, e jo më pordhët që kërkoni t’ua shisni ju shqiptarëve si mender “konspiracion”.

Jo të gjithë jemi si Zeqineja, Altin, që t’ju kemi ëndërr e t’ju shohim si shenjtor, se ju njohim më mirë se sa ju 20 prokurorë të SPAK-ut mund të njihni veten apo njëri-tjetrin, dhe e dimë mirë se nga vini, çfarë keni bërë, çfarë jeni e çfarë përfaqësoni në karrierën tuaj të mjegullt. Prandaj, jo pak prej jush aty jo vetëm që nuk janë shenjtorë, por janë SHEJTAN.

Pale kur thoni me “miqtë” që rrini, se ashtu është një muhabet dhe e dimë vetëm ne.

O pika që nuk ju bie në kokë, se shumica aty njëlloj janë, si nga koka ashtu edhe nga ajo që duhet t’ju bjerë pika.

Karrigia nuk të tjetërson dot kurrë.

Nëse je hajdut, ordiner, pa moral, i shthurur, pa familje e pa integritet profesional e personal, një mut je kudo që të punosh. Prandaj ato ëndrrat tuaja si të Zeqes, se ju jeni “heronj”, tregojani kalamajve tuaj, nëse ju besojnë, jo shqiptarëve.

U “habita” shumë që nuk pashë asnjë foto edhe të 3 deputetëve të PD-së që u takuan me Markun — të Gazit, Belos dhe Jorides!!!!

Se zakonisht Gazi dhe Belo i hedhin tak-fak fotot me ndërkombëtarët, sidomos kur janë amerikanë, dhe në çdo foto i mbajnë duart në formë “pjeshke”, të bashkuara në mes të këmbëve, poshtë gjurit.

Ehhhh mor Mark, erdhe dhe ike si rrufeja, duke na lënë të mbushur plot me enigma e hamendësime.

Por edhe kjo Nancy nuk foli asnjë fjalë se pse erdhi e çfarë tha Marku, dhe me të thënë të drejtën na ke bërë shumë “merak”, zj. Nancy, njëlloj si Jovan Bregu për ndërmarrjen.

Tani që jua dhjeu edhe Kushtetuesja për hetimin “top sekret” të Lalit për brekët, çorapet e kanatjeret e Arjolës, nuk ka më rëndësi fare se çfarë ju ka thënë Marku, se ju për inceneratorin e Tiranës aty e keni Alqi Bllakon dhe mund t’i rrasni edhe 4-5 arrestime të tjera, se Erioni nuk ka asnjë përgjegjësi për këtë, siç nuk ka as për Teatrin, as betonizimin, as tenderat.

Kur të ikni nga SPAK-u, i shisni fotot dhe videot me këdo që keni takuar, si Sulo Gradeci takimet e Enverit dhe mbledhjet e Byrosë Politike, që të kapni ndonjë lek.

Por kujdes se mos i ngatërroni edhe me takimet që keni bërë me kontingjent ndërtues apo trafikantë familjarët tuaj, se do të “zvogëloheni” si “heronj”.