Myrto Uzuni u zyrtarizua ditën e sotme si lojtari më i ri i FC Austin në SHBA. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare vendosi të mbyllte aventurën e tij në Spanjë me Granada për të nisur një të re përtej oqeanit.
Ndërkohë që pas prezantimit, Uzuni ka thënë dhe fjalët e tij të para si lojtar i Austin. 29 vjeçari nga Berati premton tifozët amerikanë se ai do të shënojë sa më shumë gola për të ndihmuar ekipin.
“Një nga arsyet kryesore pse unë desha që të bashkohem me Austin FC është ambicia që Antoni Prekort dhe Rodolfo Borell kanë për këtë ekip, i cili përputhet me ambicien time për të pasur gjithmonë sukses me një mentalitet fitues.
Mund t’u them tifozëve të Austin se do të bëj gjithçka në fuqinë time për të shënuar gola dhe për të ndihmuar ekipin drejt arritjes së objektivave tona. Unë po vij këtu për të thyer rekorde”, ishin fjalët e para të Myrto Uzuni si lojtar i Austin.