Politikë

Nafta arrin mbi 2 mijë lekë për litër, Rama justifikohet: Rritja në Shqipëri e moderuar, në bursa 40% më i lartë

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot furnizuesit e naftës në kuadër të situatës së krijuar nga kriza globale e çmimeve, pas zhvillimeve të fundit të lidhura me luftën në Iran.

Gjatë takimit Rama pretendoi se në bursat ndërkombëtare është regjistruar një rritje e çmimit të naftës deri në 40%, por në Shqipëri kjo rritje ka qenë më e moderuar.

Sipas Ramës, sfida mbetet e hapur pasi askush nuk mund të parashikojë se si do të evoluojë çmimi i naftës në bursë apo kur do të përfundojë kriza. Ai bëri të ditur se rezervat aktuale të kompanive konsiderohen të mjaftueshme për rreth 30 ditë, ndërsa në kontrata janë të garantuara furnizime deri në 100 ditë.

“Në këtë kuadër, qeveria është duke punuar për forcimin e rezervës shtetërore të naftës, me synimin që ajo të arrijë një kapacitet fizik prej rreth 100 ditësh. Rama njoftoi gjithashtu një nismë për futjen në treg të një faktori shtetëror si distributor garant dhe shumice, që sipas tij do të ndihmojë në stabilizimin e tregut dhe lehtësimin e punës për operatorët.

Aktualisht kam marrë informacion nga ministrat dhe përpara t’jua kaloj fjalën atyre, dëshiroj të shpreh një farë mënyre konsideratën pozitive për qasjen tuaj, e cila ka qenë një qasje e përgjegjshme, nëse në tërësi, në treg dhe përmes bursave është konstatuar rritje 40% që shkakton represion të madh, në Shqipëri çmimi është rritur në mënyrë më të moderuar sesa rritja që është parë në disa vende të tjera.

Sfida është e hapur, nuk di të thotë askush kur do të mbyllet ajo betejë, që mban çmimin e naftës. Nuk dihet sesi do shkojë çmimi në bursë, por do bëjmë atë që na takon. Duke filluar nga rezervat, konsiderohet që ju keni një rezervë të arsyeshme, e cila fizikisht është aty. Mbetet për t’u monitoruar gjithë situata.

Kemi në konsultim ligjin për rezervat shtetërore që do duhet të shtrihet fizikisht në 100 ditë, tre muaj dhe dua t’ju them që jemi në punë për të finalizuar edhe një nismë për të futur në treg si distributor shumice një faktor shtetëror, që do ta bëjmë më të lehtë për ju punën.”, tha Rama.