Aktualitet

Ndahet nga jeta Mark Poja, mjeshtri i ëmbëlsirave tradicionale të Shkodrës

Ndërron jetë Mark Poja, pastiçieri i njohur i Shkodrës

Ka ndërruar jetë Mark Poja, pastiçieri i njohur i Shkodrës, i njohur për kontributin e tij në ëmbëlsirat tradicionale të qytetit. Lajmin e bëri të ditur i biri, Diamant Poja, përmes rrjeteve sociale.

Poja ishte një figurë e njohur në qytet, ndërsa mjeshtëria e tij në ëmbëlsira është provuar nga shumë breza shkodranësh. Ai la pas një trashëgimi të pasur në artin e pastiçerisë, të cilën ia trashegoi edhe të birit.