Kulturë

Ndahet nga jeta publicisti dhe ish ambasadori shqiptar, Nesip Kaçi

Ndahet nga jeta ish ambasadori shqiptar, Nesip Kaçi. Lajmi u bë i ditur nga familjarët, ku u njoftua se ceremonia mortore do të zhvillohet ditën e mërkurë. Vizitat priten ditën e enjte dhe të premte në ambientet e Funeral Alba 2000.

“Telegraf” shpreh ngushëllimet e sinqerta për ndarjen nga jeta të ambasadorit, një prej bashkëpunëtorëve të ngushtë të gazetës me shkrime për diplomacinë, aktualitetin dhe dossier për kohë që kanë lënë gjurmë në historinë shqiptare.

NESIP KAÇI u  lind në Gjirokastër më 1939. U diplomua në Fakultetin e Histori – Filologji të Universitetit të Tiranës më 1964.

1964 – 1971 punoi perkthyes në Kinë dhe në Shqiperi.

1971 – 1976 kryeredaktor i gazetes “Kastrioti”

1976 – 1992 ambasador në Rumani, Algjeri dhe Turqi

1992 e këtej u mor me aktivitet privat.

U lind në qytetin e Gjirokastrës, më 7 qershor 1939. Mbaroi shkollen e mesme pedagogjike ne Gjirokastër dhe ne vitin 1957 u emërua mesues në fshatin Maricaj të rrethit të Tepelenes Në 1960-1964 ndoqi studimet dhe u diplomua në Universitetin Shteteror të Tiranës në Fakultetin Histori-Filologji, dega Gjuhë Ruse dhe Gjuhë Shqipe. Në 1964-1968 punoi si perkthyes pranë specialisteve te huaj që punonin ne ndërtimin e Uzinës së Superfosfatit në Laç.

Në vitin akademik 1968-1969 kreu kursin njevjeçar ne degën e Filozofise ne Tiranë. Më pas u emërua instruktor në sektorin e edukimit në qytetin e Krujes dhe nga marsi 1971 deri në qershor 1976 ishte kryeredaktor i gazetës lokale “Kastrioti” në Krujë.

Në vitin 1976 filloi punën në Ministrinë e Punëve të Jashtme. 1976-1980:

Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë në Republikën e Rumanisë 1988-dhjetor 1992:

Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë në Republikën e Turqisë, rezident dhe në Irak, Iran dhe Siri, jo rezident.

1980-1986: Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë në Republikën e Algjerisë, si dhe ambasador jo rezident në 12 vende afrikane, ku në 7 prej tyre ka paraqitur letër kredencialet.

1986-1988: Në Drejtorinë e Ballkanit në Ministrinë e Puneve të Jashtme.

Pas vitit 1993 u angazhua me aktivitet privat. Eshtë bashkëautor me Necip Alpan-in në monografine “Shqiptaret ne Perandorinë Osmane”, botuar në vitin 1997. Eshtë dekoruar me dy medalje nga Presidiumi i Kuvendit Popullor: një për kontribut në fushën e gazetarise dhe tjetra në fushën e diplomacisë.