Trajneri i Barcelonës, Hansi Flik, nuk e fshehur zhgënjimin e tij për barazimin e arritur në Madrid kundër Getafes. Pas katër fitoreve radhazi mes Superkupës së Spanjës dhe Kupës së Mbretit, ku arriti të shënonte 16 gola, Barça është ndalur në La Liga, në një takim ku ka dominuar por ka shpërdoruar shumë.
Trajneri gjerman tha se ishte i zhgënjyer nga rezultati, por nuk ishte i shqetësuar për serinë, megjithëse nuk e priste këtë pengesë.
NDESHJA – “Ne donim të fitonim. Kemi pasur mundësi të mjaftueshme për ta bërë këtë dhe jemi të zhgënjyer. Mund ta shihni lehtësisht se çfarë do të thotë të luash këtu në Getafe. Ata mbrojnë shumë mirë dhe ne kemi krijuar raste, por nuk kemi qenë të suksesshëm përpara portës”.
RASTET – “Mendoj se patëm shumë raste. Nuk arritëm të shënonim, sidomos në pjesën e parë. Më pas, për sa i përket shpejtësisë së lëvizjes, mendoj se është diçka që duhet përmirësuar”.
ATMOSFERA – “Ka pasur shumë emocione në këtë stadium, në të gjitha veprimet dhe kontaktet. Nuk e kam përjetuar kurrë kështu, është diçka e re për mua. Nuk jam i lumtur, por duhet ta pranoj atë që ndodhi. Jemi përpjekur në çdo mënyrë”.
6 PIKË NGA 24 – “Nuk është ashtu siç donim ta bënim. Kemi humbur shumë pikë. Ne donim të bënim më mirë. Jam i kënaqur me fillimin e vitit, kemi filluar mirë. Tani kemi një lojë të rëndësishme në Ligën e Kampionëve, me tre pikë do të jemi në raundin tjetër”.
TITULLI NË LIGA – “Të fitosh një Ligë është gjëja më e vështirë që ekziston, por nuk ka mbaruar ende, ka shumë pikë në lojë. Ka mbetur shumë dhe do të luftojmë deri në fund. Kemi shtuar një pikë, kemi humbur dy. Por duhet të shohim përpara”.
