Futbolli në Shqipëri është në zi ditën e sotme pas ndarjes nga jeta të ish-arbitrit dhe vëzhugesit të FSHF-së, Mentor Sopjanit. Për ndarjen nga jeta të parakohshme të 54-vjeçarit, ka reaguar së fundmi Federata Shqiptare e Futbollit dhe presidenti Armand Duka.
“Një lajm i trishtë ai i ndarjes nga jeta të Mentor Sopjanit, ish-arbitrit që dha një kontribut të vyer me vite me radhë në fushën e futbollit dhe më pas edhe jashtë saj, si vëzhgues.
Në emrin tim dhe të Federatës Shqiptare të Futbollit, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, së afërmve, miqve dhe të gjithë komunitetit të arbitrave që humbën një mik, një koleg, një njeri të dashur.
Prehu në paqe Mentor!”, shkruan presidenti Duka.