Lajme jo të mira nga infermieria e Real Madridit më pak se një javë nga ndeshja e kthimit ndaj Arsenalit. “Los Blancos” u mposhtën në Londër nga “topçinjtë” me rezultatin bindës 3-0.
Kualifikimi për në gjysmëfinale mund të jetë një mision shumë i vështirë, por jo i pamundur për “galaktikët”. Një lajm i keq vjen nga infermieria e klubit në prag të takimit me Arsenalin.
Siç raportojnë mediat spanjolle, Ferland Mendy do të humbasë edhe takimin e kthimit ndaj londinezëve. Ende nuk është bërë e ditur koha e rikuperimit të mbrojtësit francez.