Rajon

‘Ndihmë se po më vrasin’! Fjalët e fundit të biznesmenit grek me shokun e tij në celular

Policia greke po punon për identifikimin dhe arrestimin e ekzekutorëve të biznesmenit Christos Gialia, i vrarë në mënyrë mafioze pasditen e së mërkurës, 7 shkurt, në Mandra.

Sipas informacioneve të protothema.gr, drejtuesit e ELAS, të cilët trajtojnë çështjen po hetojnë të kaluarën e biznesmenit duke kërkuar njerëz që do të kishin arsye, profesionale apo financiare, për të kërkuar vrasjen e tij.

U ekzekutua mbrëmë në Greqi, zbulohet biznesi i grekut në Labinot të Elbasanit, vite më parë i vranë edhe ish-gruan, dyshohet se… Në të njëjtën kohë, ata kanë marrë edhe deklarime nga dy shokë të 59-vjeçarit, në kërkim të informacioneve që mund t’i ndihmojnë në zhvillimin e hetimeve.

Një mik i tij është dëshmitari vendimtar pasi është i vetmi që mund të japë një përshkrim më të detajuar të asaj që ndodhi në minutat e fundit të biznesmenit të vrarë.

Shoku i 59-vjeçarit po fliste në telefon me biznesmenin, para se ky i fundit të vritej.

Sipas këtij personi, kur biznesmeni pikasi sulmuesit, tashmë ishte vonë dhe gjithçka që ai arriti të thoshte ishte “ndihmë, po më vrasin”.

Gjithashtu, policia po heton edhe veprimtarinë e biznesmenit, i cili ishte pronar i kompanive të tregtimit të mishit me qindra punonjës.

Në të njëjtën kohë, ai ishte pronar i tre skuadrave të futbollit, përkatësisht AO Trikala, Paneleussiniakou dhe Mandraikos, ndërkohë që dyshohet se ishte aktiv profesionalisht edhe në Shqipërinë fqinje.

Së fundmi, një vrasje e ndodhur dhjetorin e kaluar në Paleo Faliro ku viktimë mbeti një shqiptar po hetohet pasi raportohet se dy viktimat janë njohur me njëri-tjetrin. Mediet greke nuk kanë dhënë detaje se kush është shqiptari i ekzekutuar në dhjetor.