Sport

Ndihmësi i Veselinoviç, apel drejtuesve të Partizanit për të reaguar në merkato: Jo vetëm për…

Ndihmëstrajneri i Veselinoviç te Partizani, Dragan Aniçiç, ka folur në prag të ndeshjes që të kuqtë do të luajnë me Skënderbeun. Sfida në fjalë vlen për javën e 20-të dhe do të fillojë nesër(e shtunë), ora 17:00.

Aniçiç u pyet për largimet e titullarëve dhe për këtë tha se shpreson në reagim nga klubi deri në mbylljen e merkatos.

Si e gjen Partizanin sfida me Skënderbeun –

Aniçiç: Së pari dua t’ju përshëndes dhe t’ju uroj gëzuar vitin e ri dhe shpresoj që do të kemi një bashkëpunim të mirë siç edhe e kemi patur deri tani.

Përsa i përket ndeshjes që na pret me Skënderbeun kemi patur në dispozicion 10 ditë për ta përgatitur këtë sfidë. Patjetër që është një kundërshtar shumë cilësor si çdo kundërshtar tjetër në këtë kampionat. Sigurisht që do të jetë një ndeshje delikate si çdo ndeshje tjetër deri tani.

Humbja e Dinamos ndaj Bylis sa do ti shërbej Partizanit për kreun –

Aniçiç: Përsa i përket rezultateve të ekipeve të tjera ne nuk i shikojmë. Mendoj se ajo që do të na shërbej apo do të na ndihmoj është vetëm fitorja jonë. E rëndësishme është të fitojmë ne.

Largimet e disa titullarëve në merkaton e Janarit –

Aniçiç: Patjetër që lojtarët që janë larguar janë mungesa të mëdha për ne, përfshirë edhe situatën e Kotes të cilin për afro një muaj nuk do ta kemi të gatshëm. Sigurisht që do mundohemi ti zëvendësojmë me pjesën e lojtarëve që kemi në organikë. Ata që janë pjesë e jona kanë cilësitë e tyre. Shpresojmë që edhe klubi të reagoj deri në mbylljen e merkatos, jo vetëm për të zëvendësuar lojtarët e larguar por të afrojë përforcime të denja.

Sot është prezantuar Guxhufi, do të jetë i gatshëm ndaj Skënderbeut –

Aniçiç: Të gjithë lojtarët që janë pjesë e ekipit janë të gatshëm për nesër. Përsa i përket pjesës se sa do ti shfrytëzojmë ajo varet nga ecuria e ndeshjes.