Klubi i Torino ka njoftuar largimin e Kristjan Asllanit, që pritet të zyrtarizohet te Beshiktashi. Klubi italian e kishte huazuar deri në fundin e sezonit nga Interi, megjithatë pas muajit dhjetor doli jashtë planeve të trajnerit Marko Baroni.
Ishte parashikuar që Asllani ta mbyllte sezonin me Torinon në Seria A. Tashmë mesfushori i Kombëtares do të shikohet për herë të parë në një kampionat jashtë Italisë.
Njoftimi i Torinos:
“Torino njofton se ka përfunduar transferimin e përkohshëm të Kristjan Asllanit me Interin”
Torino përshëndet Kristjanin dhe i uron gjithë të mirat në të ardhmen”, shkruan Torino.