Politikë

Ndodh në Vlorë! Komisionerët nuk lejojnë të votojë ‘Ismail Qemali’

Ismail Qemali (Ylli Meçaj) erdhi nga Italia për të votuar, por nuk e gjeti emrin në listat e votimit.

Ylli Meçaj, artisti vlonjat i cili njihet për krijimin e figurës simbolike të plakut të Vlorës Ismail Bej Vlora erdhi nga Italia ku është emigrant prej vitesh së bashku me bashkëshorten ditën e djeshme, enkas për të votuar.

Ata prej vitesh jetojnë 100 metra larg shkollës nëntë vjeçare 28-Nëntori.

Kur është paraqitur në qëndrën e votimit me kartë e identitetit së bashku me bashkëshorten i kanë thënë që, nuk e keni emrat në listë, nuk votoni aty.

Nga një kontroll që kanë kryer i kanë thënë që ata votojnë në Çentrale në ujin e Ftohtë.

“Nuk kemi pse bredhin se historikisht kemi votuar ktu, do ikim pa votuar, ka pohuar ai dhe është larguar nga qëndra e votimit.

Në 5 bashki të vendit po mbahen zgjedhjet e pjesshme vendore. 334.539 mijë qytetarë me të drejtë vote do të zgjedhin kryebashkiakët e rinj në Vlorë, Berat, Cërrik, Mat e Tepelenë, ndërsa për drejtimin e këtyre bashkive janë në garë 13 kandidatë.

Procesi i votimit po vijon normalisht në të gjithë vendin, me probleme sporadike. Vetëm 19% e qendrave janë hapur me pak vonesë, ndërsa në 3 QV pati probleme me mungesën e komisionerëve të PD, por situata u zgjidh. Në të gjitha qendrat po përdoret identifikimi elektronik pa probleme.

Deri në orën 12:00, sipas të dhënave nga KQZ kanë votuar 30 958 qytetarë, ose 12.35% e zgjedhësve. Mati është bashkia me pjesëmarrjen më të lartë në zgjedhje (28.46%), ndërsa Vlora me pjesëmarrjen më të ulët (8.27%).