Këshilli i Ministrave ka bërë ndryshime në përbërjen e Këshillit Drejtues të Agjencia Shtetërore e Kadastrës.
Ermal Nufi është liruar nga detyra si përfaqësues i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe në vend të tij është emëruar Viola Haxhiademi.
Alban Mësonjësi është zëvendësuar nga Dritan Palnikaj, përfaqësues i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
Ermal Nufi, ka punuar si këshilltar ligjor dhe më pas drejtori i kabinetit të zv.kryeministres Belinda Balluku, e cila është marrë e pandehur nga SPAK, nën akuzën për shkelje të barazisë në tenderin e tunelit të Llogarasë.
Sipas emisionit “Vetting”, vetëm tre ditë pas emërimit të tij si kryetar i Bordit të Autoritetit Rrugor Shqiptar më 29 qershor 2022, një kompani ku vëllai i tij ishte ortak fitoi tenderin për Lotin 8 të rrugëve Fier–Divjakë, me vlerë 879 mijë euro, edhe pse kishte oferta më ekonomike.
Konkretisht bashkimi i kompanive “BE-IS” dhe “ERGI” shpk do të shpalleshin fitues nga ish Drejtori Evis Berberi për Lotin 8 “Mirembajtje me performance e segmenteve rrugore Fier Shegan – Divjake + K/Rr. Nacionale – Grabian + Strume – Qafe Marinez.
VENDIMI:
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 8, të ligjit nr.111/2018, “Për kadastrën”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Lirimin e z. Ermal Nufi, anëtar i këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, përfaqësues i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, dhe emërimin e znj. Viola Haxhiademi anëtar të këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, përfaqësues i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.
2. Lirimin e z. Alban Mësonjësi, anëtar i këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, përfaqësues i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, dhe emërimin e z. Dritan Palnikaj anëtar të këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, përfaqësues i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.