Sport

Ndryshon AXHENDA e sfidave “Play-Out”, zbulohet kur do të luhen ndeshjet e Kategorisë së Parë

Ka ndryshuar axhenda e ndeshjeve të “Play-Out” që do të zhvillohen në Kategorinë e Parë. Ishin parashikuar të luheshin ditën e enjte në orën 15:00, por tashmë do të luhen ditën e shtunë në po të njëjtën orë.

2 ndeshje mjaft të rëndësishme dhe delikate do të luhen në Krujë dhe në Kukës. Kastrioti do të presë në shtëpi Luzin, i cili vjen nga “Play-Off” i Kategorisë së Dytë dhe do të synojë ngjitjen, ndërsa krutanët kërkojnë të qëndrojnë në të parën.

Sfida tjetër do të jetë mes Kukësit dhe Orikut. Verilindorët do të luftojnë për të qëndruar mes më të mirëve në Kategorinë e Parë, teksa nga krahu tjetër skuadra nga Oriku do të synojë ngjitjen.  Duele këto që vendosin fatet e një sezoni dhe që pritet të jenë mjaft emocionuese.