Politikë

Në burg i akuzuar për korrupsion/ Një orë e gjysmë në SPAK, Veliaj merret në pyetje nga prokurorët e posaçëm

Kryebashkiaku Erion Veliaj është marrë në pyetje nga prokurorët e SPAK paraditen e sotme.

Veliaj ka dalë përkohësisht nga paraburgimi i Durrësit dhe është dërguar në Prokurorinë e Posaçme ku mësohet se ka dhënë shpjegime për hetimet ndaj tij.

Marrja në pyetje e Erion Veliaj, i cili ndodhet në burg prej 10 Shkurtit, është bërë në prani të avokatëve të tij Ermir Beta dhe Artur Selmani.