LifeStyle

Ne e dimë ‘single’, Dea Mishel po mendon për dasmë dhe familje vitin tjetër?

Dea Mishel vijon të mbetet një personazh mjaft interesant e i dashur në showbiz. Natyra e saj, në dukje delikate, e brishtë dhe naive, por e fortë dhe stoike në mendimet e qëndrimet e saj sa herë që flet, e bëjnë Dean një personazh mjaft të veçantë për rrjetin.

Aktualisht Dea nuk ka treguar për ndonjë projekt të ri në ekran, ndërsa po vazhdon jetën e saj dhe aktivitetin në rrjete sociale.

Së fundmi, ajo ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram, ku një ndër pyetjet ishte nëse do ta shohim ndonjëherë Dean si nuse.

Po pse jo, madje gocave këtë verë në çdo udhëtim ju kam thënë: vitin tjetër do jemi me familje”, është përgjigjur Dea.

Me sa dinim deri tani Dea ishte single, por kjo përgjigje e saj ngriti dyshime…ose po e ‘manifeston’ – na mbetet të presim për të zbuluar më shumë. 🙂