Aktualitet

Nënkomisari “trim” i Ilir Prodës, polici që i nxori armën qytetarëve se i thanë “mos parko këtu”

Ditën e djeshme JOQ Albania publikoi një video ku një efektiv “trim”, polici kanosi me armë disa punonjës pasi i thanë të mos parkonte mjetin para biznesit ku ishin të punësuar.

JOQ mëson se bëhet fjalë për Fabiol Hasajn, nënkomisar në Policinë e Kukësit. Ai u konfliktua me shtetasin me iniciale D. H., teksa gjatë përplasjes e ka kanosur me armën e shërbimit pistoletë tip “TT” e parë në pamjet e siguruara në videon e JOQ.

Incidenti ndodhi tek Malejzjani në Laprakë, dhe u bë publike pasi në videon e siguruar nga redaksia polici Hasaj shihej të kanoste me armë disa individë.