Aktualitet

Nga futbollist në pronar, Serxhio Ramos dëshiron të blejë klubin ku luajti në dy faza të ndryshme të karrierës së tij

Serxhio Ramos ka arritur një marrëveshje në parim me grupin kryesor të aksionarëve të Sevijas për të blerë klubin, raporton Cadena SER.

Më 15 janar, spanjolli udhëtoi për në qytet me vëllanë e tij Rene dhe avokatin dhe ekonomistin e tij Julio Senn për të zhvilluar disa takime me aksionarët dhe avokatin Alberto Pérez Solano. Oferta fillestare ishte 450 milionë euro për të blerë ekipin ku ai luajti në dy faza të ndryshme të karrierës së tij.

“Që nga tani e tutje, fillon një periudhë për Serxhio Ramos dhe këtë grup për të analizuar financat e klubit dhe për të tentuar të arrijnë një marrëveshje përfundimtare. Duhet të kryhet verifikimi i kujdesshëm dhe prej andej, qëllimi do të jetë arritja e një marrëveshjeje përfundimtare”, thuhet në raportin e publikuar nga media spanjolle.