Parashqevia dhe koha e pordhes
Se pari, ju kerkoj ndjese per perdorimin e nje fjale te papershtatshme, por ju siguroj se ky shenim nuk ka kuptim pa kete fjale.
Pasi u gjet Parashqevia ne Nju Jork, me gjithe hallet dhe taksiratet e veta, ketu ne memedhe, u treguan me buje te madhe se kush i dha uje e buke. Pastaj iu kthyem historive roze: kush kane qene burrat qe dashuronin apo enderronin Parashqevine kur ishte ne kulmin e saj artistik dhe femeror.
Bashkekohes e bashkekohese te saj, kolege te suksesshem e te deshtuar, nisen te llomotisin neper emisione televizive shterpe qe kerkojne audience permes te tilla pervesiteteve, duke treguar kujtimet se kush e synonte Parashqevine nga udheheqja e larte e kohes.
Ca deshtake rrefejne se ajo, pa hiret e saj nuk do kishte sukses. E u hapen thashethemet me keq se ne kohen e TVSH-se se 1985-ses.
Portalet dhe rrjeti po vdes per pak thashetheme….
Ndersa shikoja, degjoja e lexoja kesi gjirizesh, mu kujtua nje rrefenje tipike shqiptare. Duhet ta keni degjuar, por une po e risjell….
Iku krushku tek shtepia ku kishte dhene vajzen nuse. E priten me te mira plot… por, ndersa u perkul te trokiste faqoren e rakise me kurshkun, i shpetoi nje pordhe.
E u merzit e u skuq krushku i shkrete sa be dhe nga turpi. U ngrit nga sofra, e naten per gjithe naten u gjend ne shtepine e tij.
Shkuan vite e gruaja i tha: More burre, po shko nje here nga krushku e shiko si i ka punet vajza
-Nuk iki jo, me vjen zor per ate pordhen.
Shkuan e shkuan vite te tjera, e gruaja e nxiti serish.
-Po ik o derezi se eshte harruar pordha jote, se ka 20 vite.
E mori udhen me kale krushku dhe ia behu ne dere te krushkut. Ne oborr u duk krushka me fshese ne dore:
-Po ku je o krushk, po si humbe keshtu? Qe nga koha kur bere ate pordhen nuk u duke me ti…
-A? Akoma nuk eshte harruar pordha ime?
Krushku ktheu kalin e ia mbathi serish.
Dhe keshtu ngeli ajo shprehja “qe ne kohen e pordhes”.
Edhe ti o Parashqevi. Edhe pas 40 vjetesh qe ke ikur, o na tregon vete se kë ke pas te dashur kur ishe 20 vjec, o nuk gjen derman. Ose ti gjejme ne, po nuk deshe ti.
Bej ca te besh andej nga Amerika, por do te japesh hesap ketu qe cke me te. Hallet e tua mbaji per vete, ne duam te dime ca ke bere ti kur ishe cupe e re dhe e bukur.