Një buqetë me lule i ka shkuar Grida Dumës pak para nisjes së emisionit. Ka qenë vetë moderatorja e “Top Story” ajo e cila ka postuar në llogarinë e saj në “Instagram” buqetën me trëndafilat e kuq.
Duke mos dashur ta zbulojë se kush është ai apo ajo që qëndron pas asaj buqete, Grida ka thënë shkurt dhe qartë që është “një person i bukur”.
“Një mendim i bukur dhe dinjitoz për të gjithë ne në Top Story, për një arsye të veçantë. Nga një person i bukur që sjell gëzim me një mentalitet të vlerave”, shkruan ajo krah fotos së buqetës.