Sport

Nga Sabri Fejzullahu deri te Xhensila Myrtezaj, bardheblutë do të organizojnë një koncert në qytet

Të dielën në orën 16:00 do të zhvillohet java e fundit e Superligës së Kosovës, ku në fushë do dalin të gjitha ekipet. Kampionët e Dritës do të presin në shtëpi Feronikelin në ndeshjen e fundit të kampionatit. Megjithatë, ajo që bën bujë është se ekipi bardheblu do të organizojë një festë të madhe në qytetin e Gjilanit. Drita do të organizojë një spektakël në qytet më 25 maj në orën 19:30 ku do të performojnë këngëtarë të mirënjohur si Sabri Fejzullahu, Shkurte Fejza, Ledri Vula, Xhensila Myrtezaj, DJ Kont dhe grupi muzikor Elita 5.

“Gjilani do të jetë bardhë e kaltër!

Pas një sezoni plot sakrificë, pasion dhe krenari, FC DRITA shpallet për herë të KATËRT kampione e Superilgës së Kosovës dhe këtë e festojmë me ju, për ekipin, për qytetin dhe mbi të gjitha për INTELEKTUALËT!

Muzikë, emocione, spektakël dhe dashuri për DRITËN – kjo natë është për historinë tonë!

Ejani në qendër të qytetit, përballë Teatrit – bëhuni pjesë e një nate që nuk harrohet!”, shkruan klubi i Dritës.