Lajmërohen të gjithë shtetasit amerikanë që sonte nga ora 17:00 deri në orën 20:00 të kenë “shumë kujdes” për të qarkulluar në këmbë ose me makinë në Tiranë, sepse PD ka thirrur protestë kundër qeverisë.
Rrugët që mund të lëvizin lirisht dhe pa asnjë problem për çdo shtetas amerikan janë këto:
Nga godina e AKSHI-t te Lunda, te zyra e Ramës te Lindat, te Lindat e Gjykatës Kushtetuese, te zyra e Nikos te Kuvendi, te ish-vila e diktatorit, deri te zyra e Gysit në Bllok, afër piceri “Era”, që është shefi i madh i të gjitha Lindave dhe i Ramës.
Lëvizja është e lirë, por nga poshtë, se ka një tunel të ndërtuar në kohë të komunizmit, por për arsye kohe nuk i është dhënë akoma Carlos-it të Report TV që ta quajë Bunk’Art 3.
Pastaj nga zyra e Gysit për në “shtetin” e parajsës fiskale në Xhafzotaj, pagëzuar me emrin DURANA, ku Gysi ka regjistruar mbi 80 biznese për të mos paguar asnjë taksë, rruga është e lirë, por të kenë kujdes në autostradë drejt QTU-së se ka pak ngushtim, ngaqë qeveria po bën një mbikalim ekstra për pallatet e Zamir Manes, pa projekt, që paguhet nga taksat e shqiptarëve rreth 20 milionë euro plus.
Rruga nga KOINI te hoteli Marriot, te hoteli Sheraton, që del te pallati i ri ku ka qenë Lion Parku, ku ka një hyrje të vogël 2000 metra katrorë, Lyl Basha amerikani, deri te TEG-u dhe pas TEG-ut te vilat ku janë grumbulluar pothuajse të gjithë “pro” amerikanët, deri te resorti ku ishte magazina e verërave VIP me vlerë 5 milionë euro, është e hapur, por duhet t’i bien nga rruga e vjetër nga Sauku i Ri, se mos ndoshta shkëmbehen te rrethrrotullimi i TEG-ut me protestues që vijnë nga qarku Korçë dhe Elbasan,
Nga porti i vjetër në Vlorë te pylli i Sodës, ku qëndrojnë prej 5 vitesh dy anije rrangalle nga Bangladeshi që marrin 100 milionë euro nga taksat e shqiptarëve pa u ndezur kurrë dhe paguajnë ish-ambasadoren amerikane Yuri Kim, Kimeten, deri në ishullin e Sazanit, që Rama ia ka falur vetes, por nëpërmjet një oligarku që shërben si “depozitë” e të gjitha parave të vjedhura nga halet e politikës, nën maskimin e vajzës dhe dhëndrit të Presidentit Trump, që nuk iu plas fare për Sazanin dhe dy arabëve që nuk e dinë ku bie Sazani, është e hapur, por vetëm me skaf ose gomone dhe jo nga Lungomare apo nga unaza mbi Vlorë, se mund të qëllojë përballë tek-tuk ndonjë protestues që vjen nga Saranda, Delvina apo Himara,
Hasi për në Tropojë, ku një oligark tjetër shqiptar, nën dokumentet e shtetasit amerikan, por me kombësi e krushqi serbe, do të ndërtojë parkun EOLIK, është e hapur komplet dhe pa asnjë problem.
Të “kenë shumë kujdes” vetëm në segmentin kryesor të bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, sidomos pjesa që fillon nga lokali Tajvani dhe që mbaron aty ku rri Hajvani, se mund të “përplasen” me ndonjë idiot ndërkombëtar dhe pastaj do thonë se ishin protestues.
Ky “lajmërim” është i vlefshëm vetëm për shtetas amerikanë Amerika, se për amerikanë si Yuri Kim, Donald Lu e disa të kësaj kategorie të mos e çajnë tr*pin fare, se shqiptarët kanë pasur një miqësi të madhe me Kinën dhe sot Kina na sheh si pikë mjalti në Europë, kështu që të lëvizin lirshëm në çdo cep të Tiranës e mund të vijnë në protestë që shqiptarët të mos hanë më bar për hatër të ndërkombëtarëve, se jo vetëm që nuk i lëviz askush, por do kënaqen protestuesit duke bërë foto me këta.
Ju faleminderit për mirëkuptimin.
Me respekt, nga e harruara me punë në Ambasadën Amerikane të Shqipërisë, znj. Nancy VanHorn, që nuk ka belbëzuar asnjë fjalë për të gjitha skandalet e qeverisë dhe deklaratat e Ramës që do t’i bëjë m… drejtësisë që ngritën idiotët ndërkombëtarë.