Pas përfundimit të fushatës zgjedhore të 11 majit, ku mbështeti ish-bashkëshortin e saj Ilir Meta, Monika Kryemadhi i është rikthyer një projekti krejt ndryshe nga politika.
Ajo ka ndarë së fundmi në rrjetet sociale pamje nga xhirimet e një filmi artistik, ku do të ketë një rol të rëndësishëm.
Filmi titullohet “Me fat” dhe, sipas Kryemadhit, fokusohet te të rinjtë, sfidat e tyre, ëndrrat dhe përplasjet me realitetin e shoqërisë shqiptare. “Është një film për familjen, ëndrrat dhe realitetin që përballen të rinjtë sot”, u shpreh ajo në një intervistë të mëparshme televizive.
Xhirimet e filmit tashmë kanë nisur dhe projekti pritet të publikohet gjatë verës.