Bledar Devolli është trajneri i ri i Kukësit. 47-vjeçari ishte i papunë që prej shkurtit të këtij viti, kur drejtonte Teutën në Superiore, teksa tashmë nis një aventurë të re në Kategorinë e Parë.
Për Devollin, ky është një rikthim te Kukësi. Më herët ai ka drejtuar verilindorët nga shkurti i vitit 2024, deri në qershor të po atij viti. Është vetë klubi që ka zyrtarizuar Devollin në pankinë.
“Futboll Klub Kukësi njofton rikthimin e trajnerit Bledar Devolli në krye të skuadrës sonë. Devolli, i cili ka drejtuar ekipin edhe dy sezone më parë, rikthehet për të udhëhequr projektin sportiv të klubit në këtë fazë të re.
Trajneri Devolli sjell me vete përvojë e tij në futbollin shqiptar, teksa e njeh mirë Kukësin, të kontribuojë në objektivat e ekipit për sezonin aktual. Futboll Klub Kukësi i uron trajnerit Devolli mirëseardhje dhe shumë suksese në detyrën e re“, thuhet në njoftimin e klubit. Dinamo, Turbina, Drenica, Luzi, Kukësi, Iliria dhe Teuta, këto kanë qenë klubet ku Devolli ka drejtuar nga stoli.
Njoftimi i skuadrës së Kukësit:
Futboll Klub Kukësi njofton rikthimin e trajnerit Bledar Devolli në krye të skuadrës sonë. Devolli, i cili ka drejtuar ekipin edhe dy sezone më parë, rikthehet për të udhëhequr projektin sportiv të klubit në këtë fazë të re.
Trajneri Devolli sjell me vete përvojë e tij në futbollin shqiptar, teksa e njeh mirë Kukësin, të kontribuojë në objektivat e ekipit për sezonin aktual. Futboll Klub Kukësi i uron trajnerit Devolli mirëseardhje dhe shumë suksese në detyrën e re.
Këtë sezon në Kategorinë e Parë, Kukësi mban vendin e 10 dhe në gjashtë takimet e zhvilluara ka mundur të sigurojë vetëm katër pikë, me një fitore, një barazim dhe katër humbje, e fundit 3-0 në Korçë kundër Skënderbeut vendas.