Politikë

Nga Vokshi te Zhupa, Balla ironizon deputetet e PD: Bëni sikur i qani hallin fshatit

Ministri Taulant Balla tha se eksportet bujqësore janë trefishuar në krahasim me periudhën kur qeveriste Partia Demokratike.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Balla ka ironizuar Tabakun dhe më pas ka vijuar edhe me deputeten Vokshi dhe Zhupa.

Ai shprehet se “nëse në kohën e Saliut dhe të Joridës ne importonim 9 kg, tani importojmë 3 kg. Për kastravecin përgjigjesh ti Ina, jo unë”.

Balla shtoi se ajo që e dallon PS nga PD është se “në qeverisjen e Partisë Demokratike nuk kishte agroturizëm, ndërsa që në këtë mandat janë afër 1 mijë”.

“Përpjekja për të gënjyer me shifra dhe pse nuk thua asnjë shifër, thua që ka rënë bujqësia, madje thua dhe një përqindje, pa e ditur nëse ato janë saktësuar, që ato janë mollë, dardha, kastraveca, domate, qingja, lopë. Mos ik zonja deputete, dëgjoj këtu me kujdes dhe shihi në Facebook. Eksportet bujqësore në 2025 kapin shifrën e 579 milionë euro ose tre herë më shumë se në vitin 2023, edhe pse janë trefishuar eksportet bujqësore.

Nëse në kohën e Saliut dhe të Joridës ne importonim 9 kg, tani importojmë 3 kg. Për kastravecin përgjigjesh ti Ina, jo unë. (I drejtohet Ina Zhupës). Përsa i përket investimeve, janë më shumë se 1 mijë projekte në fshatra. Ajo që na dallon është që në kohën tuaj nuk kishte agroturizëm, ndërkohë që jemi afër 1 mijë në këtë mandat. Fshati llafe nuk do, edhe këto gocat e qytetit që kanë qenë në qytet dhe që bëjnë sikur i qajnë hallin fshatit, duhet të dinë se nuk duhen llafe, por do vaditje”, tha Balla.

Balla u ndal dhe te deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, të cilës iu drejtua duke i thënë se edhe nëse merr leksione, “nuk bëhet”.

“Nuk e kam për ty, se mund të marrësh leksione gjithë jetën, nuk bëhesh. Nuk ka lektor në botë, me përjashtim të utarakut, nuk ka leksion që ti e perfeksion”, vijoi Balla.