Ka nisur sot shpërndarja e bonusit të fundvitit për pensionistët. Bonus i cili mund të tërhiqet në në çdo pikë të Postës Shqiptare ose Banka të Nivelit të Dytë . Afati për tërheqjen është deri më 30 qershor 2025.
Ka qenë ministri Blendi Gonxhe ai që ka bërë të ditur lajmin për nisjen e shpërndarjes.
Gonxhja deklaron se deri në orën 10:00 janë shpërndarë 19,566 bonuse, nga të cilët:
13,712 bonuse 15,000 lekë për pensionet nën 20,000 lekë, invalidët dhe pensionet familjare;
5,854 bonuse 10,000 lekë për pensionet mbi 20,000 lekë;
“Të nderuar pensionistë, ju njoftojmë se bonusi mund të tërhiqet në çdo pikë të Postës Shqiptare ose Banka të Nivelit të Dytë deri më 30 Qershor 2025!”, deklaron ministri.