Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në futbollin amator të Sunday League në Shqipëri. Futbollisti Bledar Hajdari ka humbur jetën gjatë sfidës, duke humbur ndjenjat dhe nuk u përmend më kurrë. Për ndarjen nga jeta në mënyrë të parakohshme të 28-vjeçarit, ka reaguar së fundmi presidenti i FSHF-së, Armand Duka.
“Ndarja e parakohshme nga jeta e futbollistit amator, Bledar Hajdari, gjatë një ndeshjeje të kampionatit “FSHF Sunday League Albania” është një lajm tronditës, që më ka hidhëruar pa masë.
Një humbje tragjike që na prek të gjithëve në familjen e futbollit shqiptar.
Në këto momente të dhimbshme, dua të shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Hajdari, të afërmit, miqtë dhe bashkëlojtarët e tij.
Bledari ishte shembull i dashurisë për futbollin, një djalë i përkushtuar që u largua shumë herët, por që do të kujtohet gjithmonë me respekt.
U prehsh në paqe, Bledar!”, shkruan Duka.