Sport

“Një nga ndeshjet më të bukura të sezonit”, trajneri Brdaric i bindur për kualitetet e Vllaznisë: Tirana na la derën hapur

Trajneri Thomas Brdaric ka folur në intervistën pas fitores bindëse të Vllaznisë ndaj Tiranës. Shkodranët triumfuan me rezultat 2-1 në Klasiken e futbollit shqiptar.

Hero i takimit ishte padiskutim Bekim Balaj me dopietën e tij në pjesën e dytë që çliroi ekipin verior dhe përmbysi gjithçka.

“Dua të uroj ekipin për fitoren. Ishte një nga ndeshjet më të bukura të sezonit. E nisëm shumë keq pjesën e parë, ndryshuam diçka në pjeën e dytë. Shijon shumë fitorja në derbi.

Ishte frikë për mua që diçka mund të ndodh së shpejti për Stojanovic. Nuk besoj se ka diçka serioze, u zëvendësua në kohën e duhur, e bëra që të ruaja lojtarin.

E nisëm shumë keq. Humbëm topa dhe duele, nuk ka lidhje se me kë luan, me Tiranën apo dikë tjetër. Patëm pak fat, pasi mund të kishim pësuar golin e dytë apo edhe të tretin. Nëse Tirana na lejon, atëherë ne shkuam për fitoren pasi kemi kualitetin. Jam i lumtur për Bekimin, pasi ai kishte kohë pa shënuar, por sot e pagoi besimin me paraqitjen. Jam shumë i lumtur për portierin Jukaj pasi bëri pritje shumë të mira.

Isha duke menduar për zëvendësimet. Po mendoja si të parandaloja problemin. Në fund të pjesës së parë mora masat e duhura. Pastaj dolëm më mirë në sulm. Duhet të jesh sa më efektiv në futboll”, u shpreh Brdaric.