Aktualitet

Një pasanik në krye të KQZ/ Celibashi shet apartament 430 mijë euro dhe jep 200 mijë të tjera hua; ja milionat e bashkëjetueses

Apartament i shitur për 430 mijë euro, qindra mijëra euro në llogari dhe të ardhura të konsiderueshme…

Prej disa ditësh “Pamfleti” po publikon të dhënat e pasurive të zyrtarëve të deklaruara në ILDKP, ndërsa sot ndalemi te kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi, për të cilin viti 2024 rezulton të ketë qenë financiarisht i favorshëm.

Sipas të dhënave të deklaruara, Celibashi ka shitur një apartament me sipërfaqe 271.73 m2 për vlerën 430,000 euro, duke shënuar një nga transaksionet më të rëndësishme të vitit. Në të njëjtën kohë, ai rezulton me llogari bankare në shumën 2,746,361.73 lekë, si dhe një shtesë në valuta të huaja prej 238,995.73 euro.

Në deklarim përfshihen edhe huadhënie në vlerën 50,000 euro, ndërsa një tjetër huadhënie prej 155,000 euro rezulton e mbyllur, pasi nuk zotërohet më. Të ardhurat e tij përfshijnë edhe 6,800 euro nga qiraja, si dhe paga të konsiderueshme, ku njëra lidhet me një vendim të Gjykatës Kushtetuese në vlerën 1,063,824 lekë dhe tjetra arrin në 4,719,600 lekë.

Edhe në pasurinë familjare rezultojnë shifra të larta, ku bashkëjetuesja (motra e Fatmir Mediut) deklaron llogari bankare në 5,443,013.80 lekë, ndërsa evidentohet një pakësim prej 54,103.86 euro dhe një tjetër pakësim në vlerën -13,200,526 lekë. Paralelisht, ajo ka shtuar 238,995.73 euro në llogari, si dhe zotëron një tjetër llogari me 2,174,617.81 lekë.

Në deklarim përfshihen gjithashtu të ardhura të tjera në vlerën 37,703,683 lekë, duke e bërë vitin 2024 një nga më të pasurit në aspektin financiar për familjen e kreut të KQZ.

Pasuria e Celibashit

Viti 2024

 Apartament, shitur, vlera: 430,000.00 EUR

Llogari bankare, 2,746,361.73 ALL

Llogari bankare, shtuar me 238,995.73 EUR

Huadhënie, 50,000.00 EUR

Huadhënie, Pakësuar (Nuk e zotëroj), Vlera: 155,000.00 EUR

Të ardhura nga qeraja, Shuma Neto: 6,800.00 EUR

Të ardhura nga paga: Vendim nr. 35 Gjykata Kushtetuese, Shuma Neto: 1,063,824.00 ALL

Të ardhura nga paga, Shuma Neto: 4,719,600.00 ALL

Bashkëjetuesja

Llogari bankare, 5,443,013.80 ALL,Llogari bankare, pakësuar me 54,103.86 EUR,
Llogari bankare, pakësuar me -13,200,526,
Llogari bankare, shtuar 238,995.73 EUR,
Llogari bankare, 2,174,617.81 ALL
Të ardhura të tjera, 37,703,683.00 ALL

/Pamfleti