LifeStyle

“Një vend në tavolinë është bosh”, Selvije Jao rrënqeth me DEDIKIMIN në prag të muajit të Ramazanit: Mos e harroni Shpatin në lutjet tuaja (FOTO)

“Një vend në tavolinë është bosh”, Selvije Jao rrënqeth me DEDIKIMIN në prag të muajit të Ramazanit: Mos e harroni Shpatin në lutjet tuaja (FOTO)

Partnerja e artistit të ndjerë, Shpat Kasapi, Selvija ka emocionuar me një postim të bërë në prag të nisjes së muajit të shenjtë të Ramazanit, duke shkruar se pas ikjes së tij një vend në tavolinë është bosh.

Përmes një Instatsory ku ajo postoi një foto të saj me Shpatin, Selvija u bëri thirrje besimtartëve që të mos e harrojnë artistin në lutjet e tyre.

“Ramazani po vjen, një vend në tavolinën tonë do të jetë bosh, ashtu siç është jeta jonë pa Shpatin. Në lutjet tuaja këtë muaj, ju lutem mos e harroni edhe Shpatin. Një lutje për shpirtin e tij, Allahu e mëshiroftë. E juve Inshallah Allahu ua lehtësohftë e pranoftë këtë muaj të bekuar!” shkroi Selvija në postimin e  bërë.

Kujtojmë se artisti Shpat Kasapi u nda nga jeta më 26 nëntor të 2025 si pasojë e një arresti kardiak, duke lënë kështu një plagë të madhe te familjarët e tij dhe njerëzit që e kanë përkrahur ndër vite në karrierën e tij.

Postimi i Selvijes: 

“Një vend në tavolinë është bosh”, Selvije