Një vit më parë, zemra e Gerti Bogdanit pushoi! Mesditën e 18 shtatorit të 2024, në ambientet e “Rogner Hotel” politikani i njohur demokrat, tironsi i mirë, bashkëshorti dhe babai shembullor, u ndje papritur keq.
Zemra e Gertit ndaloi së pushuari në moshën 44-vjeçare, duke prerë si me thikë në mes të gjitha ëndrrat e pambaruar të Bogdanit e duke lënë në hidhërim të thellë familjarët e tij, kolegët e miqtë e tij të cilët përgjatë gjithë jetës i pati të shumtë.
Në momentin kur dhe Bogdani u ndje keq ishte në shoqërinë e kolegëve të tij, teksa bëhej gati për një takim zyrtar kur ka pësuar një goditje në zemër.
44-vjeçari u dërgua menjëherë me autoambulancë në spital ,por mjekët nuk mundën që ta rikthejnë atë në jetë.
Ky vit nuk ka qenë aspak i lehtë për Edlirën, bashkëshorten e Gertit dhe dy fëmijët e tyre të mrekullueshëm, Ajrën dhe Reinartin. Por, edhe pse me shpirtin e bërë “copë e çikë” ata po vazhdojnë të jetojnë me dashurinë e madhe që Gerti u la pas, ashtu si dhe vetë bashkëshortja e tij Edlira e ka thënë disa herë. Përmes shkrimeve, daljeve televizive ajo ka treguar se sa shumë i mungon shoku i saj i jetës, gjysma e saj më e mirë. Për Edlirën dhe fëmijët dashuria e tij është akoma aty, por këshillat e tij, jo.
“Mua patjetër që më mungon gjysma ime më e mirë. Por, ai ka lënë aq shumë dashuri pas për mua dhe fëmijët sa ne na duket sikur është aty. Pra, na ka lënë dashuri sa për tre jetë. Sado i shkurtër apo i gjatë të jetë ky rrugëtimi pa Gertin, nuk do të jetë asnjëherë pa Gertin.
Ne do ta kemi aty dhe e vetmja gjë që na mungon është kjo pjesa, na mungojnë këshillat që i kishte gjithmonë të sakta, këto parashikimet politike që i kishte gjithmonë të sakta. Dhe më mungon kjo pjesa e kësaj dëshirës, kënaqësisë që dhe ti kur arrin gjëra të vogla, i ndanim gjithmonë bashkë dhe mua më mungon kjo pjesa që nuk i ndaj me të njësoj si më përpara. Ishte një nga mbështetësit e mi më të fortë”, ka thënë ajo më herët.
Kush ishte Gert Bogdani:
Gerti Bogdani lindi më 7 Korrik 1980 në Tiranë dhe shkollën e ka kryer në kryeqytet. Arsimin e mesëm ai e ka kryer në shkollën “Harry Fultz” ku është dalluar për rezultate të shkëlqyera dhe më pas vijoi studimet e larta në Universitetin Politeknik të Nju Jorkut.
Edhe në Amerikë, studenti i ri nga Tirana është diplomuar me “Nderimet më të Larta” (Summa Cum Laude), duke u shpallur edhe fitues i Outstanding Graduate Aëard – “Medalje Ari”.
Menjëherë pas studimeve në SHBA, Gerti Bogdani vendosi të rikthehej në Shqipëri dhe të kontribuonte për vendin e tij. Falë përgatitjes së lartë që kishte, edhe përse i sapodiplomuar, Gerti pati oferta të shumta për t’u përfshirë në fushën akademike dhe nisi karrierën profesionale në Universitetin e Neë Yorkut –Tiranë.
Gjatë kësaj kohe, paralelisht i riu energjik nga Tirana themeloi dhe drejtoi Rrjetin e Studentëve Shqiptarë në Botë.
Karrierën politike e filloi në vitin 2007, kur kandidoi për Kryetar të Njësisë Bashkiake nr. 10 Tiranë, nën siglën e Partisë Demokratike. Garën e fitoi dhe u vazhdoi më tej aktivitetin si zëdhënës politik i Partisë Demokratike dhe Sekretar i Marrëdhënieve me Jashtë.
Dy vite pas këtij suksesi të parë në politikë, Gerti Bogdani vendosi të garonte në zgjedhjet parlamentare të vitit 2009.
Sukseset e tij ishin të pandalshme. Ishte energjia e një të riu që sapo ishte diplomuar në SHBA dhe rikthehej në vendin e tij për ta bërë atë padyshim më të mirë. Gerti Bogdani arriti të siguronte një vend në Kuvendin e Shqipërisë dhe u bë në atë kohë deputeti më i ri.
Në këtë kohë, Partia Demokratike organizon dhe zgjedhje për forumet e veta, duke bërë që Gerti të përfshihej në të dhe të zgjidhej Kryetar i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, i cili më parë ishte drejtuar nga Sokol Olldashi. Pas përfundimit të mandatit të tij, drejtimin e mori Belind Këlliçi.
Gjatë kohës që ishte deputet i Partisë Demokratike, Gerti u zgjodh në vitin 2011 si zv/president i “Bashkimit Ndërkombëtar të të Rinjve Demokratë” (International Young Democrat Union – IYDU) e më pas, në janar të vitit 2012, nën/Kryetar. Katër vite pas aderimit në këtë formacion ndërkombëtar politik, në shtator 2015, ai zgjidhet Kryetar i IYDU, duke u bërë politikani i parë shqiptar që mbante një post kaq të lartë në një organizatë ndërkombëtare.

Krahas angazhimit politik dhe akademik, Gerti Bogdani vazhdoi të kontribuonte në Partinë Demokratike. Në zgjedhjet e vitit 2019 për strukturat e Partisë Demokratike, 44 vjeçari arriti të siguronte një tjetër sukses të lartë personal, duke u bërë anëtari më i votuar në Kryesinë e Partisë Demokratike, pasi mori mbi 70% të votave.
Gerti shprehu dhe ambicien për të qenë kandidat i Partisë Demokratike për postin e kryebashkiakut të Tiranës dhe në vitin 2022, u përfshi në procesin e primareve mes disa kandidatëve nga radhët e forcës politike ku aderonte, por demokratët ia dhanë shumicën Belind Këlliçit.
Fatkeqësisht, studenti që shkëlqeu në botë dhe me aktivizimin e tij në politikën shqiptare, duke e ngritur lart emrin e vendit tonë në çdo organizatë ndërkombëtare ku mori pjesë, mbylli sytë përgjithmonë një vit më parë duke lënë pas trishtim të madh, te familja, miqtë, kolegët dhe qytetarët e shumtë që kishte takuar në disa fushata zgjedhore.