Njeriu i shtrenjtë për të ndërroi sot jetë, lideri i ri i mesfushës së Partizanit: Ia dedikoj asaj golin
Rouen Hjumen ishte lojtari i ndeshjes që Partizani fitoi 2 me 1 ndaj Bylisit. Mesfushori i “demave” realizoi golin e fitores në minutën e 91-të.
Dedikimi i tij pas ndeshjes ishte për gjyshen që ndërroi jetë. Lajmin e hidhur e mësoi pikërisht para ndeshjes me Bylisin.
Hjumen keni shënuar golin e fitores dhe jeni shpallur lojtari i ndeshjes. Kujt ia dedikoni? “Sot ishte një ndeshje e vështirë. Së pari dua të falenderoj zotin për këtë vlerësim, që më mbron dhe më mban në formë. Fatkeqësisht sot humba gjyshen time.
Ka qenë shumë e vështirë kjo ditë që në mëngjes dhe më pas të luaja ndeshjen. E di që ajo do të donte të jepja më të mirën sepse gjithmonë më ka mbështetur të luaj futboll dhe dua t’ia dedikoj asaj. Thjesht gjithmonë duhet të jap më të mirën time”, u shpreh mesfushori i Partizanit.
