Politikë

Njeriu i Trump në krye të fushatës së PD dhe shpresat për heqjen ‘non grata’ të Berishës, Alibeaj: Njohjet personale pa ndikim në politikën e SHBA, objektivat nuk ndryshojnë

Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj, i pyetur në emisionin “Log” në News 24, për vendosjen në krye të shtabit elektoral të PD të njeriut më të afërt të presidentit Donald Trump, e ka cilësuar këtë fakt pa ndikim në heqjen ‘non grata’ të kryetarit të PD Sali Berisha.

Alibeaj tha se është e vështirë të besohet se politika e shtetit më të fuqishëm të botës,  e majtë apo e djathtë orientohet rreth njohjes personale të dikujt.

Enkeljed Alibeaj

Kjo që më thua më shtyn tek ideja se politika e SHBA na funksionoka se sa njohje personale mund të ketë dikush

E kam të vështirë ta pranoj faktin që politika e shtetit më të fuqishëm, e demokracisë amerikane, e majtë apo e djathtë na u orientoka rreth njohjes personale të dikujt.

Nuk më rezulton me aq sa shoh.

Ka ndryshuar orientimi poltik si strukturë atje, por nuk shoh deri tani që aq sa i intereson këtij vendit tonë, të ketë një ndryshim në qëndrime.

Më kujtohet se mendohej se cdo të ndodhte nëse do të ishte partia demokratike amerikane ende në presidencë apo do të ishte republikane.

Mbaj mend ca kanë thënë të dy kandidatët 3 ditë para zgjedhjeve në SHBA në “Zërin e Amerikës”, kanë qenë këto: objektivat mbeten të njëjta, mënyrat ndryshojnë.

E vemtja gjë që ishte plus nga Trump, ishte: decizionizmi, më i shpejtë, më i rreptë, ama objektivat ato që i interesojnë shqiptarëve, demokracia shteti i së drejtës, sistemi i drejtësisë, thënë nga kandidatët në atë kohë ishin këto.