NOTA/ Gjimshiti protagonist me asist për Atalantën, shqiptari cilësohet me notën më të lartë
Atalanta nuk është dorëzuar aspak në garën për titullin kampion në Itali. Skuadra bergamaske ka arritur të fundosë ekipin e Veronës në transfertë me rezultatin e thellë 5-0.
Në këtë fitore të skuadrës zikaltër mori pjesë dhe Berat Gjimshiti, i cili asistoi në njërin prej katër golave të shënuar nga Retegui. Gjithashtu, mbrojtësi shqiptar u vlerësua si më i miri në treshen e mbrojtjes së Atalantës, me notën 8.
Kjo fitore e pozicionon skuadrën e Atalantës në vendin e tretë të Serie A me 50 pikë të grumbulluara, një më pak se Interi dhe katër pikë larg Napolit. Këto dy të fundit kanë një ndeshje më shumë për të luajtur.