Sport

NOTA/ Sinjale pozitive për Sylvinhon, Marash Kumbulla zhvillon paraqitje të shkëlqyer në Spanjë

Espanyoli ka arritur ditën e sotme një fitore të rëndësishme përballë Celta Vigos në transfertë me rezultatin e pastër 2-0. Një sfidë ku Marash Kumbulla u shfaq në mënyrë të shkëlqyeshme.

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare luajti të gjithë takimin në transfertë ku arriti të kontribuojë të mbante portën e Espanyolit të paprekur. Sipas “Flashscore”, nota e Kumbullës në këtë takim është 7.6, duke qenë një prej më të mirëve.

Bashkë me këtë të sotmen, kjo ishte paraqitja e 27-të e Marash Kumbullës në LaLiga me fanellën e klubit të Espanyolit, ku ka arritur të shënojë dhe dy gola.