Mbrëmjen e djeshme, Gimbo dhe Selin kanë patur një bisedë të gjatë me njëri-tjetrin në lavanderi.
Ai i thotë banores se nëse qëndron me të, nuk e bën që të prishë raportin e saj me Mirin.
Selin iu përgjigj se e kupton një gjë të tillë, duke shtuar se ajo dhe Gimbo nuk kanë bërë asnjëherë muhabet loje, por vetëm për jetën e tyre.
Pjesë nga biseda:
Gimbo: Desha të bëj një muhabet edhe me ty. Nëse ti mendon që unë i jam futur kësaj pune me të prishur ty me Mirin
Selin: Kam një vigjilencë, një telepati, është dhuratë nga Zoti, nuk është se e kam vetëm unë dhe ta bërtas ‘unë e kam’. Kam një instikt që më funksionon shumë mirë. Unë rrezikun e ndiej. Nëse nuk është një gjë e sinqertë, unë nuk jam budallaqe, kupton? Ndoshta nuk jam kaq e zgjuar dhe po ja fus kot, por mendoj që përgjithësisht më ka dalë kështu që jam. Nuk e di se kujt i thashë që unë me Gimbon nuk kam bërë një bisedë loje. Kur jam unë dhe ti
Gimbo: Kur jemi të gjithë, ne kurrë se hapim një muhabet të tillë. E nëse do kisha hapur ashtu muhabeti, do kishe dyshime
Selin: A jam ndjerë në siklet se e thonë shpesh në shtëpi se ti me Gimbon, po i rri afër. Unë ndihem keq se kam ardhur nga dita një këtu dhe ti tani. Ndoshta kjo gjëja mund të të marrë për mirë, ndoshta për keq, puna jote, nuk dua të ndikoj.