Avokati Romeo Kara, ka deklaruar se këto zgjedhje do ta nxjerrin Berishën nga skena politike. Ai ka folur lidhur me këshilltarin e PD Chris LaCivita për të cilin u shpreh se Berisha duhet që të tregojë se ku i ka gjetur lekët për të paguar La Civita.
Avokati shton se ish-kryeministri është non grata për korrupsion madhor dhe se ardhjen e këshilltarit nuk e sheh si zgjidhje për të ndryshuar Shqipërinë.
“Berisha ka pasur nevojë për moral dhe ata menduan që me ardhjen e LaCivita të blejnë pak moral amerikan. Berisha se di se si do t’i justifikojë pagesat e tij. Pse nuk reagojnë organet tona dhe SPAK, me çfarë kontrate ka ardhur ai person. Ai sado që të mundohet i ka ikur koha, në këto zgjedhje do kemi daljen e Berishës nga skena politike njëherë e mirë. Berisha është non grata për korrupsion madhor, dhe unë nuk shoh zgjedhje se do të vijë LaCivita për të ndryshuar Shqipërinë”, tha Romeo Kara për “Report Tv”.
Romeo Kara ka komentuar edhe partitë e reja që garojnë në zgjedhjet e 11 majit. Ai tha ato janë të pabesueshme.
“Janë të pabesueshëm të gjithë, këta mund të hyjnë në negociata me atë parti që mund të marrë shumicën pas zgjedhjeve. Nuk bëhet politika si call center, këta i kanë shërbyer Berishës dhe pastaj ikin nga ai dhe tani thonë ai s’është i mirë, po ti me atë ishe deri dje. Këta janë të gjithë bashkautorë të gjendjes në të cilën ndodhet sot vendi”, përfundoi avokati.