Ivan Gvozdenovic ka folur për kalimin tek Elbasani, për situatën e Hilës, djalit të shtëpisë dhe çfarë foli me Takajn. Serbi mori përgjegjësinë para presidentit të korçarëve dhe iku prej rezultateve. Tekniku i elbasanasve ka komentuar se çfarë i pëlqen në Elbasan dhe çfarë i mungon nga Korça.
“Mirëmbrëma studio.
Ishte shumë vështirë, emocionuse. E njoh skuadrën, qytetin e Skënderbeut. 3 vite të sukseshme aty.
Isha i gëzuar për fitoren e Elbasanit, po edhe pak i mërzitur sespe e di si është situata aty.Jemi pjekur, kemi eksperiencë. Kemi nevojë për 2 ose 3 lojtarë në merkato.
Mirëmbrëma Andi.
Situata ishte e pastër kur firmosa unë. Klubi vendos. Unë fola me Hilën, por Elbasani vendos.
Hila është lojtar nga qyteti, vendali. Por, klubi nuk e do si pjesë dhe pom përpiqet për marrëveshje. Unë e doja, kam respekt, por nuk vendos unë.
Nuk festova as një gol. As të parin e as të dytin. Tregova respekt për Skënderbeun.
Në maj mund të flasim. Unë e di objektivin e klubit. Do vazhdojmë të luftojmë.
Nuk jam keq në shqip, po akoma nuk jam shumë mirë. Kur nuk kemi rezultat, kush paguan? Trajneri. E mora unë përgjegjësinë dhe u largova. Kush do të ikte, unë apo 25 lojtarë.
Skënderbeu u tregua shumë korrekt.Fola me Takajn, unë mora përgjegjësinë.
Tifozët e Korçës, Elbasanit, Partizanit janë të shumtë. Jo vetëm ata të Elbasanit. Po keni të drejtë duhet t’i kënaqim tifozët.
Kemi nevojë për një anësor dhe një qendërmbrojtës. Duam shpejtësi në ekip.Nga Korça më mungon se nuk kishte trafik. Jam mërzit nga trafiku i Elbasanit. Elbasani është më i madh si qytet.
Do e provoj bugaçen, akoma nuk e kam bërë. Tavë kosi më pëlqen në Elbasan”, u shpreh Gvozdenovic.