Aktualitet

“Nuk garantoi sigurinë në protestën e opozitës”, zbulohet arsyeja e shkarkimit të Ilir Prodës: U rrezikua jeta e…

“Nuk garantoi sigurinë në protestën e opozitës”, zbulohet arsyeja e shkarkimit të Ilir Prodës: U rrezikua jeta e…

Është bërë publik motivacioni i shkarkimit nga detyra të kryepolicit Ilir Proda, vetëm pak më shumë se një vit pasi mori drejtimin e Policisë së Shtetit.

Raportohet se arsyeja e largimit të tij lidhet me mosgarantimin e rendit dhe sigurisë gjatë protestës së fundit të opozitës në Tiranë.

Në motivacion thuhet se gjatë tubimit “u rrezikua jeta e shtetasve të huaj” që jetojnë në kryeqytet, pasi Policia nuk mori përsipër garantimin e sigurisë në kushtet e përshkallëzimit të dhunës.

Protesta e djeshme ishte e dyta radhazi ku Policia e Shtetit nuk mori përgjegjësinë për mbarëvajtjen e rendit, për shkak të përdorimit të molotovëve dhe akteve të dhunës.

Pas largimit të Prodës, në krye të institucionit është komanduar përkohësisht Sokol Bizhga.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje të tjera mbi vendimin, ndërsa pritet që në ditët në vijim të ketë zhvillime të mëtejshme lidhur me drejtimin e institucionit të rendit.