Sport

Nuk ka festë në Sarandë pa Partizanin, tifozi i kuq “bekon” kampionët e Butrintit

Kryetari i Bashkisë Sarandë, Oltion Çaçi ka qenë i ftuar në mbrëmjen festive të organizuar sot në Sarandë. Bëhet fjalë për një event të mbajtur nga Akademia Butrinti.

Akademia që merret me fëmjiët në basketboll, në qytetin bregdetar ka festuar nëpërmjet organizimit arritjet e të vegjëlve të talentuar.

Çmime të ndryshme janë shpërndarë për fëmijët kampionë të qytetit jugor. Z. Çaçi ka qenë pjesëmarrës nderi dhe ka shpërndarë trofetë.

Kryetari shprehet se është krenar për Sarandën që po nxjerr talente në çfarëdolloj disipline. Bashkai nëpërmjet tij po punon që investimet në palestra dhe në basket të rriten në të ardhmen.