Në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel të gazetares Sidorela Gjoni, u fol për çështjen më të diskutuar të momentit në vend, atë të këngëtares ikonë të Shqipërisë, Parashqevi Simakut.
I pari që i dha ndihmën divës së dikurshme shqiptare, ishte biznesmeni dhe modeli Elton Ilirjani. Ky i fundit i ofroi strehim në një hotel për 3 javë, e mori në restorant ku pas kaq kohësh u dëgjua Parashqevia të këndonte shqip.
Ai ka postuar një sërë videosh në rrjetin e tij Instagram, duke përqafuar, biseduar e madje duke iu ulur dhe në gjunjë këngëtares.
Megjithatë me këto gjeste nuk ka qenë dakord gazetari Flavio Qarri, i cili ka thënë se “nuk ka përdhunim më të madh se të bësh bamirësi me telefon në dorë”.
“Juve prisni tani kur të dalë data e koncertit, se askujt nuk i shkoi në mendje ta çojë njëherë tek psikologu. Askujt. Se askujt nuk i intereson thellë thellë Parashqevia, të gjithë mendojnë si të fitojnë prej situatës,” tha Qarri.