Kulturë

“Nuk këndoj më!”/ Këngëtari Gëzim Nika rrëfen bisedën e fundit me Parashqevi Simakun: E kam takuar në vitin 2008, më tha…

Këngëtari i mirënjohur shqiptar Gëzim Nika, në një lidhje të drejtpërdrejtë për “Top Story” në Top Channel, zbuloi më shumë detaje për jetën e Parashqevi Simakut në SHBA.

Takimi i fundit me Simakun ka qenë në vitin 2008, tha Nika, ndërsa rrëfeu se Parashqevia i ka thënë se nuk do të këndojë më.

Në lidhje me ish-bashkëshortin e saj, Nika tha se ky i fundit ka deklaruar se ka jetën e tij, ndërsa theksoi se nuk kishte asnjë informacion për djalin e ikonës së muzikës shqiptare.

Dua të përshëndes dhe uroj Benin (vëllain e Parashqevisë). Ajo (Parashqevia) tani ka nevojë për pasaportë. Duhet t’i bëjë gjërat nga fillimi. Kam pasur bashkëpunim që në ‘88. Kemi lajmëruar Fadil Berishën, më pas më thgirri Berni dhe folëm. E kemi kërkuar shumë herë, por nuk e gjetëm. Tani në fund më thotë Beni ‘më bën një garanci’. ‘Po’ i thashë, erdhi në shtator.  

Kur e kam parë më ka rënë lot nga sytë. Filloi të këndonte me mua. Kur u bë recitali në vitet ’90 më çuan mua dhe Parashqevinë 1 muaj në Zvicër. Koncertin e fundit që kemi bërë ka qenë unë, Anxhelina dhe Aurela. Kam biseduar në vitin 2008 më të. E thirra dhe më tha “nuk këndoj më”. I shoqi ka thënë “unë kam jetën time”, kishte një nuse 36-37 vjeçe. Për djalin s’di gjë.”, tha Nika.