LifeStyle

“Nuk kisha as çelësa shtëpie, kam qendruar te…” /Flet Kristi Lamaj pas daljes nga shtëpia e “BBV”!

“Çdo gjë që e kisha menduar brenda edhe jashtë ishte njësoj. I vetmi ndryshim që gjeta kur dola jashtë ishte Kristi. Kristi kishte ndryshuar totalisht një dashuroi e pafund. Mbushesha gati në të qarë.

Kur shikoja atë dashuri ishte komplet ndryshe. Është një nga eksperiencat më të bukura të jetës, të rrit, të përmbush, të mëson skutat… t’i kesh gjërat nën kontroll, të ndërton më shumë si njeri dhe të përgatit në jetë.

Nga ana tjetër ai zbuloi edhe se si ka qenë reagimi i familjarëve të tij, pasi u përjashtua nga Big Brother VIP.

“Hera e parë ishte pse, donin të dinin pse. Ka disa gjëra që merren me vete. Disa gjëra do t’i marr me vete. Kam takuar mamin dhe vëllain mbrëmë sapo nisi prime, kur erdhën në prime. Se nuk kisha as çelësa shtëpie asgjë, kam qëndruar tek shoqëria”, u shpreh ish-banori i BBV”.