Aktualitet

“Nuk shkel më në Shqipëri”/ Këngëtari i njohur grek akuza të rëndë Ramës dhe Tavos: Më përdorët si karrem

Portali Himara.gr ka raportuar se Vangjel Tavo, përmes një tenderi të drejtpërdrejtë dhe pa transparencë, ka financuar këngëtarin e njohur Christos Mastoras me një shumë prej rreth 100 mijë eurosh, vetëm disa ditë para zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri. Promovimi i këtij aktiviteti është bërë edhe në rrjetet sociale nga vetë kryeministri Edi Rama.

Hapja e sezonit turistik në Himarë më 2 dhe 3 maj ka ngjallur debat në mediat greke, pas reagimit të këngëtarit të njohur Christos Mastoras. Ai ka deklaruar se pjesëmarrja e tij në koncert u përdor politikisht nga kryeministri Edi Rama, duke e kthyer aktivitetin në një pjesë të fushatës zgjedhore të partisë në pushtet. Mastoras thekson se nuk ishte në dijeni të karakterit politik të ngjarjes, pasi kishte marrë garanci nga kryetari i Bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo, se bëhej fjalë për një aktivitet kulturor.

‘Më vjen keq të konstatoj se garancitë që aktiviteti nuk do kishte motive politike ishin një karrem që e hënga si idiot. E gjeta veten të mashtruar dhe të akuzuar në një lojë politike ku humbës janë vetëm njerzit për të cilët unë këndoj. Ndoshta është koncerti im i parë dhe i fundit në Shqipëri. ‘Përça dhe Pushto’ është hiti më i përjetshëm i të gjitha kohërave.’, shkruan ai.

Mastora sqaron më tej në reagimin e tij se këngëtari theksoi se kishte pasur shumë presion për të kënduar në koncert dhe se vendosi të marrë pjesë me kusht që honorari i tij të shkonte për Shtëpinë e Fëmijëve në Dropull dhe Spitalin e Fëmijëve të Tiranës, ku ai vetë ishte shtruar në spital kur ishte i vogël. Megjithatë, fakti që kryeministri i Shqipërisë e përshëndeti fillimin e eventit, por gjithashtu kaloi kaq shumë kohë duke e promovuar koncertin në mediat sociale, ngriti pyetje edhe më të mëdha mbi përdorimin për qëllime elektorale të njerëzve të ftuar në këtyë aktivitet për të cilin Bashkia e Himarës shpenzoi më shumë se 100 mijë euro.

Madje mediat e vendit fqinj kanë kryqëzuar edhe kryebashkiakun e Veriut të Korfuzit, të cilit kryeministri Rama iu drejtua me elozhe gjatë aktivitetit në fjalë, aq më tepër kur organizator i eventit ishte Vangjel Tavo, i cili për Athinën zyrtare është një kryebashkiak i emëruar politikisht nga Edi Rama pas burgosjes së Fredi Belerit.