Sport

Nxënësi Neevis Hasani fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Europian të Karatesë

Neevis Hasani, nxënës i shkollës “4 Dëshmorët”, ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Europian të Karatesë të zhvilluar në Qipro.

Kryeministri Edi Rama informoi se nxënësi Hasani fitoi medaljen e bronztë në kategorinë Cadet 52 kg, duke sjellë një tjetër sukses për sportin shqiptar.

Rama e cilësoi përpjekjen e nxënësit si një rrugëtim të vështirë, përmes fitoreve së njëpasnjëshme me disa shtete, por që e ktheu Neevisin me fitore për Shqipërinë duke shpërblyer mundin, vullnetin dhe përkushtimin e tij e familjes.

Ky rezultat vjen si një tjetër arritje e rëndësishme jo vetëm për sportistin e ri, por edhe për shkollën dhe komunitetin që e mbështet, duke dëshmuar potencialin e talenteve që rriten në shkollat shqiptare.